SARAJEVË

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq u ka kërkuar falje viktimave të masakrave serbe gjatë luftës në Bosnje, por ka theksuar se edhe serbët etnikë kanë pësuar.
"U kërkoj falje të gjithë atyre që kanë pësuar nga krimet e kryera në emër të popullit serb" , ka thënë Tadiq, në cilësinë e presidentit të parë serb që viziton Bosnjen, që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-95.