TIRANË

Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe kryeministri Fatos Nano kanë përshëndetur formimin e institucioneve të Kosovës. Dy liderët e Shqipërisë kanë dërguar mesazhe urimi presidentit të rizgjedhur Ibrahim Rugova dhe kryeministrit Ramush Haradinajt. Ata kanë vlerësuar nivelin e mirëkuptimit e bashkëpunimit aktual në interes të së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Kosovës dhe kanë rikonfirmuar vullnetin për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.