PRISHTINË

Në seancën e sotme inauguruese të Kuvendit të Kosovës, Kryetar i Kosovës edhe për mandatin e ardhshëm u zgjodhë Ibrahim Rugova nga LDK-ja. Kryeministër u zgjodh Ramush Haradinaj (AAK) ndërsa kryetar i Kuvendit, Nexhat Daci (LDK). Zoti Rugova u zgjodh pas rundit të tretë të votimeve, me ç'rast fitoi 64 vota nga 99 deputetët që morën pjesë në votime.