VJENË

Ambasada e Serbisë dhe e Malit të Zi në Vjenë ka marrë një kërcënim me vdekje drejtuar presidentit serb Boris Tadiq dhe ministrit të jashtëm Vuk Drashkoviq. Kërcënimi është bërë nga Organizata Patriotike Serbe, e cila kundërshton dorëzimin e të akuzuarve për krime lufte ne Hagë.
"Tadiq dhe Drashkoviq duhet ta përgatisin vetveten që t'i bashkohen së shpejti Zoran Xhinxhiqit", thuhet në letrën kërcënuese, dërguar me faks.