MOSUL

Një klerik i njohur sunit është vrarë ndërsa largohej nga Qendra Islamike në qytetin Mosul.
Po në Mosul, ushtria amerikane tha se trupat kanë gjetur 4 kufoma, 3 nga të cilët të ushtarëve irakienë.
Në Bagdad, policia tha se një fëmijë është vrarë dhe 4 persona janë plagosur nga një predhë mortaje.
Ndërkohë në pushimoren e Egjiptit Sharm-El-Sheik, përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, vendet Aziatike, Irani, vendet arabe, Kina, Rusia dhe Kombet e Bashkuara, janë tubuar të diskutojnë zvoglimin e mëtejmë të borxhit të Irakut, pas vendimit të kreditorëve të Klubit të Parisit që t'i shlyejnë 80% të borxhit irakien.