KËLN

Mbi 20 mijë njerëz kanë proetestuar në rrugët e Këlnit në Gjermani duke mbajtur në duar flamuj gjermanë e turq, për të kundërshtuar ushtrimin e dhunës në emër të islamit.
Protesta ishte organizuar nga organizata Bashkimi Islamik turk.
Nga ana tjetër vrasja e javëve më parë në Hollandë e regjisorit Theo Van Gogh nga radikalë islamikë, ka ngritur shqetësimin e integrimit të myslimanëve edhe në shoqërinë gjermane.