MADRID

17 persona të dyshuar si anëtarë të grupit bask ETA janë arrestuar nga policia spanjolle në rajonin bask. ETA është organizatë e armatosur që kërkon pavarësinë e baskëve nga Spanja. Ndërkaq partia baske Batasuna, që shihet si krahu politik i ETA-s, ka kërkuar fillimin e bisedimeve paqësore me Madridin, cfarë është hedhur poshtë nga qeveria spanjolle.