LONDËR

Qeveria britanike ka njoftuar se planifikon që të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet e punës, ndërtesat publike, restorantet dhe në të të gjitha vendet ku shërbehet ushqimi. Kjo lëvizje vjen pasi Skocia njoftoi për një ndalesë të tillë dhe 6 muaj pasi që Irlanda u bë shteti i parë në botë që ndaloi pirjen e duhanit në të gjitha kafeteritë dhe restorantet.