HAGË

Filloi në Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë gjykimi kundër Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut. Të tre akuzohen për tortura dhe vrasje të civilëve në Kosovën qëndrore në periudhën Maj- Gusht 1998. Seanca para gjyqit është zhvilluar paraditen e sotme.
Gjykimi i tyre fillonë ditë pas arrestimit të Beqë Beqajt, qytetar i Kosovës, nën akuzat se ka kërcënuar dëshmitarët dhe dëshmitarët e mundshëm në rastin Limaj, Bala dhe Musliu.
Fatmir Limaj, Haradin Bala dhe Isak Musliu nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat.