FALLUJAH

Forcat amerikane dhe irakiene vazhduan operacionin ushtarak në Fallujah, ndërsa ushtria tha se kontrollon pothuajse gjithë qytetin.
Zëdhënësja e Gjysëmhënës së Kuqe Firdoos al-Ubadi, luftimet i quajti "katastrofë e madhe", dhe tha se forcat amerikane dhe qeveria irakiene janë përgjegjëse për shëndetin dhe mirëqenien e civilëve.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld
tha se "qindra" kryengritës janë vrarë, por mohoi të thotë sa do të zgjasë ofensiva në Fallujah.
"Nuk ka dyshim, disa kryengritës kanë ikur para se të fillojë operacioni në Fallujah. E dimë se qindra të tjerë nuk kanë ikur dhe janë vrarë. Të tjerët janë zënë", tha Rumsfeld.
Zyrtarët thonë se që nga fillimi i ofensivës janë vrarë 18 ushtarë amerikanë, 5 ushtarë irakianë dhe rreth 600 kryengritës. Nuk dihen pasojat mes civilëve.
Ndërkohë televizioni Al- Jazeera njoftoi se militantët irakianë kanë rrëmbyer një shtetas amerikan, që punonte në aeroportin e Bagdadit.