PARIS

Një nga klerikët kryesorë palestinezë është nisur drejt Parisit për t'i qëndruar pranë udhëheqësit palestinez Jasser Arafat në kohën e fundit të tij. Arafat gjendet në koma të thellë në një spital ushtarak të Parisit. Ai është vizituar nga një delegacion i zyrtarëve palestinezë, të cilët po përballen me dilemat e drejtimit pas vdekjes së mundshme të Arafatit si dhe diskutimet për vendin ku do mund të varroset.
Edhe kryeministri izraelit, Ariel Sharon, po diskuton me ndihmësit e tij masat për varrimin e Arafatit