HAGË

Shefi i politikës së jashtme evropiane, Javier Solana, ka deklaruar se ka pak mundësi që zgjedhjet e përgjithshme në Irak të mbahen në janarin e ardhshëm, sic është paraparë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë.
Ndërkaq presidenti polak, Aleksandër Kvashnjevski, vendi i të cilit drejton një nga tre sektorët ushtarakë në Irak, ka theksuar se pret që siguria të përkeqësohet ne Irak para zgjedhjeve, por është themelore të zhvillohen në kohë.