HAGË

Beqir Beqaj ka deklaruar se është i pafajshëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Beqaj e ka bërë këtë deklaratë në seancën e sotme dëgjimore. Beqaj akuzohet për "kërcënim, fyerje dhe përpjekje për të korruptuar dëshmitarët dhe dëshmitarët e mundshëm" në rastet e Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut.