KABUL

Militantët afganë, që janë kërcënuar se do t'i vrasin Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e nga OKB-ja, thanë se zyrtarët agfanë dhe të OKB-së janë takuar me disa ndërmjetësues për të negociuar lirimin e pengjeve.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar kontaktet me grupin Ushtria Myslimane
Njëri nga militanët Sadir Momin, i ka thënë agjencisë Associated Press se shpreson se negociatat do të përfundojnë në mbrëmje. Sipas tij qeveria afgane dhe OKB ka pranuar disa nga kërkesat e grupit, por edhe militantët në disa raste kanë lëshuar pe.
Ndërkohë, Pakdi Behxhet, një i afërm i kosovares Shqipe Hebibit, ka bërë një apel në një televizion afgan privat, duke kërkuar nga militanët lirimin e saj.
" Kujdesuni për Shqipen, ajo është myslimane dhe vjen nga një famije dhe vend i varfër", ka thënë Behxhet, duke shtuar se Shqipja po ndihmonte popullin afgan.
Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara për shëndetin e pengjeve dhe së bashku me presidentin afgan, Hamid Karzai, kanë apeluar për lirimin e menjëhershëm të tyre. Militanët kushtëzojnë lirimin e pengjeve me tërheqjen e OKB nga Afganistani dhe lirimin e të burgosurve talibanë.