SAMARRA

Tre automjete bomba shpërthyen në qytetin Samarra të Irakut, duke lënë të paktën 23 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.
Nga automjeti që shpërtheu pranë bashkisë, u vra kreu i forcave speciale irakiene të sigurisë, ndërsa në sulmet simultane në tre stacione të policisë u vranë 4 policë dhe u plagosën 17.
Policia tha se në Samarra gjithashtu janë gjetur edhe kufomat e dy kontraktorëve irakienë që punonin për Shtetet e Bashkuara.