ATHINË

Greqia ka thënë sot se do të përdorë veton në rast të hyrjes së mundshme të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, përderisa nuk arrihet një marrëveshje për emrin e vendit.
Paralajmërimet erdhën një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i njohën Maqedonisë emrin e saj kushtetues. Greqia e kundërshton këtë emër pasi sipas Athinës ky emërtim i takon një territori në veri të Greqisë.