PRAGË

Liderët botërorë kanë kërkuar që të bëhen përpjekje për të zbutur ndarjen globale rreth Irakut dhe Lindjes së Mesme pas rizgjedhjes së presidentit amerikan George Bush. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka thënë se administrata e tij do të vazhdojë të punojë me Bushin në në të gjitha cështjet. Presidenti francez Zhak Shirak dhe kancelari gjerman Gerhard Shroeder, të dy kundërshtarë të luftës në Irak, i kanë uruar Bushit fitoren duke shprehur vullnetin e tyre për bashkëpunim.
Kryeminstri britanik Tony Blair, ka kërkuar nga Bushi dhe Bashkimi Evropian që të riparojnë aleancën mes tyre. Kryeministri australian, John Hoëard , presidenti rus Vladimir Putin dhe liderë të tjerë kanë thënë se rizgjedhja e Bushit është një fitore kundër terrorizmit.
Rizgjedhjen e Bushit e kanë përshëndetur edhe liderët e Azisë si dhe të Lindjes së Mesme.