BRUKSEL

Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë quajtur si "zhvillim të ri" lajmin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të njohin Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.
Ata kanë thënë se janë të vetëdijshëm se kryeministri i Greqisë Karamanlis, këtë çështje do ta ngre në samitin e BE-se që fillon sot në Bruksel.
Kryeministri i Holandes Jan Peter Ballkenende, që është kryesues i radhës i BE-së, ka thënë se janë duke i studiuar pasojat që, mund të rrjedhin nga ky zhvillim i ri. "Tani për tani ne do të vazhdojmë ta quajmë këtë shtet si "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë", siç jemi pajtuar brenda BE-së", ka thënë Ballkenende .
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Javier Solana ka thënë se "sot do të bisedoj me përfaqësues të administratës amerikane për këtë".