PRISHTINË

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe Komisioni Qendror Zgjedhor kanë kumtuar sot se ka përfunduar rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 23 tetorit. Neser pritet që të shpallen rezultatet.
"Besoj se do të ketë ndryshime shumë të vogla krahasuar me rezultatet e shpallura nga KQZ-ja të hënën e kaluar , ka thënë për Radion Evropa e Lirë", Mathew Jenkins, shef i Zyrës për Rinumërim.