Aeroplanët luftarakë amerikanë e shkatërruan një shtëpi në Fallujah, e cila dyshohej se shfrytëzohej si ngrehinë nga grupi gueril i Abu Musab al-Zarqawit, aleatit të Al Kaidës, ndërsa raportohet për të paktën dy të vrarë.
Po sot në Irak, nga një automjet bombë që shpërtheu pranë një autokolone të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, e humbën jetën një ushtar amerikan dhe një civil irakien.
Ndërkohë, grupi i armatosur i vetëquajtur Brigadat e Armatës Islamike, ka pohuar se ka shtirë në dorë sasi të mëdha të eksplozivit, që mungonte nga depot e municionit në Irak, por njoftimi nuk është verifikuar nga burime të pavarura.