JERUSALEM

Së paku 14 palestinezë janë vrarë gjatë një sulmi të forcave izrealite, derisa parlamenti i Izraelit po diskuton planin e kryeministrit Sharon për të tërhequr trupat nga Gaza.
Ndërkaq mbi 60 njerëz janë plagosur gjatë mëngjesit të sotëm në kampin e refugjatëve Khan Junis në Gaza.