NJU JORK

Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore, Mohamed El-Baradei, do raportojë gjatë ditës përpara Këshillit të Sigurimit për 400 ton lëndët shpërthyese që janë zhdukur në Irak.
Melisa Fleming, zëdhënëse e agjencisë në fjalë, ka bërë të ditur se lëndët shpërthyese që u zhdukën pak kohë pas hyrjes së trupave amerikane në Irak, kanë përdorime në fushën e armëve bërthamore.