PRISHTINË

Pas publikimit të rezultateve nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në cilësinë e vëzhguesit të zgjedhjeve të 23 tetorit në Kosovë, sot edhe partitë politike kanë bërë një prezentim të rezultateve duke u thirrur në informacionet e shtabeve të tyre zgjedhore.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se ka fituar mbi 50% të votave, Partia Demokratike e Kosovës nga 32% deri 33%, ndërsa Aleanca prë Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se ka fituar 9% to votave.
Të tri këto subjekte, janë deklaruar se do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, dhe kanë lënë të hapur mundësinë për koalicionet e mundshme.