UASHINGTON

E përditshmja Washington Post, në numrin e sotëm, ka kumtuar se e përkrahë kandidatin demokrat për president John Kerry. Agjencia Reuters informon se Washington Post, njëra nga gazetat më me ndikim në Shtetet e Bashkuara, ka kumtuar se zoti Kerry do ta menaxhoj buxhetin federal me më tepër përgjegjësi se sa presidenti Bush dhe do ti mbrojë më mirë liritë civile, kujdesin shëndetësor dhe ambientin.