MOSKË

Një organizatë për të drejtat e njeriut në Rusi ka njoftuar sot se rreth 25 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në dy luftërat që Rusia i zhvilloi me luftëtarët çeçenë gjatë dekadës së fundit. Zyrtarë të ushtrisë ruse kanë thënë se numri i ushtarëve të vrarë arrinë në 10 mijë, shifër kjo e demantuar nga organziatat për të drejtat e njeriut që veprojnë në këtë vend.