LONDËR

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Britania e Madhe të dërgojnë një numër trupash nga Basra në Bagdad, ku ata ndodhen aktualisht. Kërkesa amerikane është konfirmuar para parlamentit britanik nga ministri i mbrojtjes, Geoff Hoon.
"Ne po e shqyrtojmë këtë kërkesë dhe janë një morri cështjesh që kërkojnë përgjigjje, përfshi kohën, afatin e një operacioni të tillë, zinxhirin komandues dhe cilat njësi do jenë më të përshtatshme për operacione të tilla", tha Hoon, duke hedhur poshtë akuzat se qeveria po përgatitet të vërë në rrezik jetërat e trupave britanike për hir të presidentit amerikan George Bush.