ARIZONA, SHTETET E BASHKUARA

Një kamion i vjedhur i mbushur me imigrantë të dyshuar ilegalë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur gjatë përpjekjeve për t'ju ikur policëve në qytetin Feniks të Arizonës. Me këtë rast janë ndeshur 11 makina të tjera, duke shkaktuar vdekjen e 6 personave dhe lëndimin e 15 të tjerëve. Nga zyra e sherifit lokal është kumtuar se në momentin e përplasjes, kamiomi kishte vozitur me shpejtësi prej 145 kilometrash në orë.