LONDËR

Presidenti i unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviq, ka propozuar organizimin e një konference ndërkombëtare të shkallës së Dejtonit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në një intervistë për Financial Times, Maroviq ka thënë se prej përfundimit të luftës para 5 vjetëve, të dyja palët në Kosovë mbeten në pozicione "diametralisht të kundërta". Gazeta britanike përkujton se thirrja për konferencë të ngjashme me atë të Dejtonit, e cila çoi deri në ndarjen paqësore të Bosnjes përgjatë vijave etnike, sugjeron se ndarjet e ngjashme mund të zbatohen edhe në Kosovë.