HEIDELBERG/GJERMANI

Gjashtë ushtarë të Shteteve të Bashkuara, që kanë vepruar në kuadër të KFOR-it amerikan kanë marrë dënime administrative dhe vërejtje për sjellje jo të mira gjatë një operacioni bastisjeje në fshatin Vërbovc të Vitisë.
Në komunikatën e komandës amerikane në Gjermani, thuhet se akuzat janë ngritur nga dy civilë kosovarë, për trajtimin e tyre gjatë bastisjeve natën e 22 prillit të sivjemë, dhe se ushtarët janë kthyer prapë në Shtetet e Bashkuara.