Bekim Bislimi, Prishtinë
Viteve të fundit në vazhdimësi është duke u bërë përpjekje që Teatrit Kombëtar të Prishtinës, t'i kthehet renomeja si qendër e kulturës kombëtare dhe organizimi i festivalit ndërkombëtar të teatrove, i cili do të fillojë më 1 tetor, është edhe një sinjal pozitiv në këtë drejtim, thotë Teki Dervishi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Prishtinës. Sipas tij në këtë festival, i cili do të zgjatë dhjetë ditë dhe që është nën patronatin e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, do të marrin pjesë ansamble përfaqësuese të teatrove të disa shteteve evropiane.
"Deri tani me një angazhim shumë të madh janë bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë të përpiktë. Ky do të jetë një festival i nivelit shumë të lartë evropian. Kemi bërë luftë, nëse do të përdorja këtë fjalë, në tre fronte. Kemi manaxhuar teatrin si teatër, kemi organizuar festivalin dhe njëkohësisht e kemi rinovuar teatrin tërësisht. Kanë mbetur vetëm muret dhe çdo gjë tjetër është rindërtuar, është bërë e re. Besoj se ky rezultat dhe kjo punë dëshmon se teatri po kthen renomenë e vet, po bëhet përsëri qendër siç është kudo në botë qendër e një kulture kombëtare", tha zoti Dervishi.
Sikurse shumica e teatrove në Kosovë viteve të pasluftës, edhe Teatri Kombëtar i Prishtinës, është ballafaquar me krizën për publikun. Ndërkaq kritikët teatrorë në shumë raste kanë pohuar se kjo krizë është si pasojë e përzgjedhjes jo të mirë të shfaqjeve të inskenuara në këtë teatër, zoti Dervishi shpreh mendimin se shfaqjet artistike dhe publiku janë koncepte të ndara.
"Njerëzit shpesh i lidhin këto. Mendojnë se shfaqjet e mira sjellin publikun dhe anasjelltas. Publiku jeton në një kohë të caktuar. Konkretisht koha jonë mund të karakterizohet si kohë e akulturimit të përgjithshëm. Kultura nuk është vetëm teatri, por është edhe letërsia, muzika edhe zhanret e tjera artistike, që janë në një dekadencë të fundshme". Shkaktarët e këtyre fenomeneve sipas zotit Dervishi, nuk janë artistët krijues, por "problemi është që populli jonë ka kaluar nëpër një fazë shumë të krizsshme, një epokë e krizës, e cila po vazhdon gati 30 vjet. Dhe kjo ka ndikuar që shqiptarë jo vetëm të akulturohen por edhe të dearsimohen, të varfërohen, faktikisht të kenë trauma të luftës dhe të mos organizohen në mënyrë shtetërore, për shkak se ne ende nuk e kemi pavarësinë, nuk e kemi shtetin, ende institucionet tona nuk mund që t'i rikthejnë masat në një gjendje normale".
Teatri si dhe disa zhanre të tjera të artit, siç tha zoti Dervishi janë lojra të shtrenjta, ndërkaq mundësitë materiale për të mbajtur institucionet e kulturës, thotë ai, kanë qenë dhe janë të vogla. "Situata e tashme e Kosovës shumë pak jep mundësi që institucionet e kulturës të ringrihen apo të rindërtohen, të bëhet një rivalorizim i vlerave, jo vetëm në teatër, por edhe në të gjitha llojet e tjera. Por tani të dal prej saj në politikë, shpresoj se së shpejti Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe atëhere në mënyrë institucionale dhe në mënyrë shkencore, Akademia e Shkencave, institute të ndryshme dhe intelektualët shqiptarë, që mendoj se kemi mjaft të tillë, do të ndihmojnë dhe do ta programizojnë jetën në kulturë, që do të thotë edhe në teatër".
Si e sheh daljen nga trendet që ka krijuar fenomeni i akulturimit, zoti Dervishi thotë:
"Në Kosovë pa marrë parasysh në cilën situatë ka kaluar të luftës dhe të krizës së përhershme sociale, Kosova ka arritur që të krijojë një plejadë, për të mos thënë një ansambël të madh intelektualësh. Ata tani veprojnë në një kohë të akulturimit, dhe nuk duken, nuk shihen, janë të izoluar, për shkak se nuk punojnë në mënyrë institucionale. Por do të vijë koha dhe shpejt që inteligjenca shqiptare, sidomos ajo e sferës së kulturës, do të fillojë përsëri të aktivizohet dhe ne kemi edhe trashëgimi dhe traditë të mjaftueshme, kemi edhe kuadër, por vetëm duhet një aktivizim i tyre. Dhe atë aktivizim nuk mund ta bëjë askush përveç shtetit dhe Ministrisë së Kulturës, e cila do të ketë edhe mjete materiale për atë punë", përfundon zoti Dervishi.