KABUL

Disa persona janë vrarë nga shpërthim i një automjeti afër selive të disa organizatave ndërkombëtare në Kabul, ndërsa dyshohet se në mesin e të vrarëve ka edhe të huaj.
Televizioni Al-Jazeera transmetoi se përgjegjësinë për shpërthimin e ka marrë milicia talibane.
Mbrëmë, u njoftua për shpërthimin afër një shkollë në juglindje të Afganistanit, ku u vranë 10 veta, shumica nxënës.