NAXHAF

Qeveria irakiane ka deklaruar se sulmet e militantëve mund të rifillojnë pas dështimit të negociatave që po zhvilloheshin për t'i dhënë fund përleshjeve të armatosura mes forcave amerikane dhe militantëve shiitë të udhëhequr nga kleriku radikal Moqtada al-Sadr. Këshilltari i qeverisë për çështje të sigurisë, Muvafak al-Rubaie, shprehu keqardhje për mos-suksesin e bisedimeve, por nuk e tregoi arsyen për dështimin e tyre. Bisedimet pasuan arritjen e një armëpushimi në qytetet pas një jave me luftime të ashpra mes trupave amerikane dhe mbështetësve të klerikut radikal shiit, Moqtada al-Sadr.