ATHINË

22 vjeçarja kineze Du Li fitoi sot medaljen e artë, në qitje me pushkë ajrore në dhjetë metra, të parën në Lojërat e Olimpike në Athinë. Më vonë pritet të ndahen edhe medaljet tjera për garat në çiklizëm, zhytje, xhudo, not dhe peshëngritje. Një koment për Lojërat Olimpike e bëri edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush në fjalimin e tij javor në radio. Ai me këtë rast përgëzoi femrat afganistaneze që për herë të parë marrin pjesë në këto lojëra, edhe pse me veshje të mbuluar. Bush, përmendi edhe sportistët irakian, për të cilët ai tha se "pas sa dekadash, bota do ti sheh sportistët irakian të lirë nga denimet brutale që i bënte i biri i diktatorit Sadam Hysein.