PRISHTINË

Asnjë grupim politik i serbëve të Kosovës nuk ka konkurruar për zgjedhjet e tetorit, thotë OSBE-ja. Nesër shënohet fundi zyrtar i afatit për pjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës, pasi emrat dhe renditja që do të dalë në shortin e nesërm do të jenë ata që do të dalin edhe në fletëvotimet e 23 tetorit, kanë thënë sot zyrtarë të OSBE-së. Ata nuk e kanë fshehur zhgënjimin për faktin që partitë serbe jo vetëm që nuk kanë konkurruar, por edhe janë tërhequr nga pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës.