UASHINGTON

Presidenti amerikan George Bush u zotua sot se do bëjë presion derisa Irani të lëshojë pe ndaj ambicieve të tij bërthamore.
"Irani duhet të përmbush kërkesat e botës së lirë, dhe kjo është ajo që po e bëjmë ne. Qëndrimi im është, që ne duhet ta vazhdojmë presionin mbi qeverinë iraniane dhe t'u ndihmojmë edhe qeverive të tjera ta mbajnë këtë presion. Ky është dënim univerzal i aktiviteteve të paligjshme të armëve", ka thënë Bush.
Ministri i jashtëm iranian Kamal Kharazi ka thënë sot më herët se vendi i tij nuk i ka thyer ligjet nderkombëtare dhe se programi bërthamor i Iranit është i dedikuar vetëm për qëllime paqësore dhe civile.