DAVENPORT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe sfiduesi i tij për Shtëpinë e Bardhë, senatori John Kerry, sot e zhvilluan fushatën në shtetin federal Iowa.
Në zgjedhjet e kaluara, në Iowa Bushi humbi ngushtë nga kundërkandidati Al Gore.
Në fjalimin e tij, Bush u zotua se nëse rizgjidhet, do t'i bëjë Shtetet e Bashkuara edhe më të sigurta.
"E kërkoj votën tuaj sepse basti është i madh. Kemi edhe shumë për të bërë. Duhet të punojmë ta çojmë Amerikën përpara. Dua të jem presidenti juaj edhe 4 vjet tjera që ta bëj vendin tonë më të sigurtë", tha Bush.
Ndërkohë, Kerry e kërkoi mbështetjen nga udhëheqësit e biznesit në Davenport. Fushata e sotme u zhvillua disa ditë pasi Kerry formalisht u nominua si kandidat presidencial i demokratëve.