PRISHTINË

Në takimin e nesërm "Stabiliteti në Evropën Juglindore në shekullin 21", që mbahet në Salcburg, do të marrë pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Sot nga zyra e tij është kumtuar se gjatë këtij takimi, kryeministri Rexhepi do të takohet me kryeadministratorin e ardhshëm të Kosovës, Soren Jesen Petersen dhe me Koordinatorin e Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek.