"WASHINGTON TIMES"/Autor - senatori JOSEPH R. BIDEN /SHBA/
Inaugurimi i Boris Tadiçit president i Serbisë hap një mundësi të re për ish – Jugosllavinë. Administrata e presidentit Bush duhet të shfrytëzoj momentin për të hequr dorë nga politika e mos-angazhimit në Ballkan dhe të vazhdoj rolin e pakontestueshëm amerikan në rajon si mbështetëse e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
Zoti Tadiç, psikolog dhe ish kolegë i kryeministrit të vrarë Zoran Gjingjiq, është një politikan i rrallë në këtë pjesë të botës – demokrat dhe i pa ndërlikuar çoftë me komunistët e Titos ose me ultranacionalistët e periudhës së pas – Titos.
Për dallim nga kryeministri aktual Vojislav Koshtunica dhe personalitetet tjera udhëheqëse, dhe me gjithë rrezikun që ka marrë mbi vete, Boris Tadiç ka ftuar për bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës.
Ratko Mladiç, 'kasapi i Srebrenicës' ende është në liri, ashtu siç janë edhe katër gjeneralët serbe të akuzuar nga Tribunali i Hagës për veprimet e tyre në Kosovë.
Gjithnjë përderisa ata nuk dorëzohen në Hagë, Serbisë do t'i mohohet anëtarësimi në "Partneritetin për Paqjë" të NATO-s. Tash komuniteti i vogël për të drejtat e njeriut në Beograd është i habitur me shpekulimet sipas të cilave Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë një ujdi që nëse Ratko Mladiç dorëzohet, katër gjeneralët do të mund të gjykoheshin në Serbi. Një koncesion i tillë do të ishte gabim serioz, sepse do të minonte Tribunalin, ndërsa shqiptarët do të frikësoheshin të dëshmonin në Beograd.
Ndonëse Boris Tadiç angazhohet për kthimin e sovranitetit serb në Kosovë, asnjë vëzhgues serioz nuk beson se Kosova ndonjëherë në të ardhmen do të udhëheqet nga Beogradi.
Trazirat e Marsit dëshmuan se zgjidhja e statusit të Kosovës nuk bën të zhagitet për një kohë të gajt. UNMIK-u ka bërë një punë të dobët dhe ka humbur kredibilitetin në Kosovë.
UNMIK-u duhet të reformohet nën udhëheqjen e kryeadministratorit të ri, i cili sipas të gjitha gjasave, ndihmës do të ketë një diplomat amerikan me përvojë.
Gjatë trazirave të marsit KFOR-i gjithashtu ka treguar shenja dobësie, ndërsa shembullin e vetëm të profesionizmit e dhanë trupat amerikane në Kosovë.
Bashkësia ndërkombëtare duhet t'i japë Kuvendit të Kosovës maksimumin e mundshëm të kompetencave, që udhëheqja shqiptare të dëshmoj se është e aftë për të qeverisur dhe për të garantuar të drejtat për të gjitha grupet etnike.
Viktimat e krimeve serbe kanë të drejtë të presin që ekzekutuesit të vihen para drejtësisë, ndërsa serbët e mbetur në Kosovë dhe refugjatët në Serbi që dëshirojnë të këthehen, kanë të drejtë të presin siguri personale.
Këto dhe çështjet tjera të ndërlidhura bëjnë një agjendë për bisedimet e mirë-besimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të vazhdojnë sa më parë. Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviq, një politikan me orientim anti – Millosheviq nga viti 1990, ka siguruar respektin e Perendimit si një diplomat serioz. Udhëheqja kosovare do të bënte mirë nëse do të testonte seriozitetin e Drashkoviqit.
Shtetet e Bashkuara janë në një pozicion unik për të ndihmuar negociatat. Në sajë të imazhit të trupave amerikane, që gjatë trazirave të Marsit mbrojtën serbët e Kosovës, kredibiliteti i Shteteve të Bashkuara kurrë nuk ka qenë më i lartë në Beograd, që për herë të parë ka një president demokrat me lidhje në Uashington.
Shqiptarët e Kosovës kanë dyshime të thella ndaj evropianëve, por ende u besojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e falenderojnë për përmbysjen e tiranisë së Slobodan Millosheviqit.
Në këtë situatë në vend se të bart lidershipin për çështjet e Ballkanit te Unioni Evropian, siç jemi duke bërë në rastin e Bosnjës, presidenti Bush duhet të shfrytëzoj këto rrethana për një angazhim të ri në Kosovë, duke emruar një emisar special për Ballkanin.
Emisari special do të punonte me serbët dhe kosovarët, me aleatët tanë evropian dhe me Kombet e Bashkuara, për të bërë një ekip që do të zgjidhte kontestin më të madh në Evropë. Sfidat janë shumë të mëdha që ende të vazhdohet me pritjen.