SHKUP

Ish kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski ka kumtuar sot se ambasada e Shteteve të bashkuara në Shkup ia ka anuluar vizën për të hyrë në Amerikë. Përfaqësues të Ambasadës kanë konfirmuar se sipas një neni të ligjit amerikan për imigrim dhe shtetësi zotit Georgievski i është anuluar viza. Lupço Georgievski në kumtesën e tij ka fajësuar ambasadorin amerikan Lorens Batler për anulimin e vizës së tij amerikane.