BAGDAD

Nga shpërthimi i një bombe në qytetin verior të Irakut, në Samarë, janë vrarë dy ushtarë amerikanë dhe është plagosur një tjetër, ka kumtuar sot ushtria amerikane. Është thënë se ky incident kishte ndodhur mbrëmë në afërsi të qytetit Samara, që në fillim të kësaj jave ishte në qendër të përleshjeve të forcave të Shteteve të Bashkuara me kryengritësit. Ushtria amerikane ka kumtuar, poashtu, se pjesëtarët e saj sot kanë ndërmarrë sulme ajrore që kishin për qëllim goditjen e militantëtve të dyshuar që mendohet se kanë lidhje me operativistin e al-Qaidës, Abu Musab al-Zarkawi. Në kumtesë është thënë se ky operacion ishte zhvilluar në koordinim me autoritetet e Irakut. Ushtria amerikane ka thënë se nuk ka pasur viktima. Burime spitalore në Falluxha kanë thënë se ka pasur civil të plagosur.