BEOGRAD

Qeveria serbe ka ngritur shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Luginën e Preshevës.
Ministri i Brendshëm, Dragan Jocic, ka deklaruar se policia ka rënë në gjurmë të disa grupeve terroriste, sic i quajti ai, të përbëra nga ish luftëtarë të UCK-së.
Këto komente kanë ardhur pas plagosjes së një gruaje shqiptare dhe sulmeve kundër disa automjeteve gjatë fundjavës në Koncul.
Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate ka dënuar dhunën në Koncul.