SHKUP

Diplomati suedez, ambasadori Michael Sahlin, është emëruar i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian në Maqedoni.
Në deklaratën e Bashkimit Evropian thuhet se Sahlin do të marrë këtë post duke filluar nga 1 gushti dhe do të zëvendësojë Soren Jesen Petersenin, i cili është emëruar në krye të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.