HAGË

Gjykata për krime të Luftës ka vendosur që ta shtyjë seancën e sotme kundër të akuzuarit, Sllobodan Millosheviq, për të vendosur se si do ta zhvilloj gjykimin e mëtejshëm, duke pasur parasysh gjendjen e keqësuar shëndetësore të ish presidentit jugosllav. Kryetari i Gjykatës, Patrick Robinson tha se vendimi do të shpallet më vonë gjatë ditës ose nesër. Për sot ishte paraparë fillimi paraqitjes së mbrojtjes së zotit Millosheviq, që akuzohet për krime lufte, për krime kundër njerëzimit, për gjenocid, në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë.