SEUL

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe të Koresë së Veriut kanë biseduar sot në Pjong-jang rreth programit të armëve bërthamore.
Agjencia qendrore e lajmeve të Koresë Veriore tha se ata kanë diskutuar për marëdhënie bilaterale, por nuk i ka bërë të ditur detajet.
Ministri rus Sergei Lavrov ka nisur një mision diplomatik me qëllim që të jepet fund krizës bërthamore në Korenë e Veriut.