Nicholas WHYTE, shef i Zyrës për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave
EVROPA E LIRË
Zoti Whyte, si e shihni fitoren e z. Boris Tadiç në zgjedhjet presidenciale të Serbisë?
NICHOLAS WHYTE
Qartësisht është shumë e rëndësishme që Serbia ka bërë një hap përpara, e jo hap prapa. Nëse do të zgjidhej z. Nikoliç, do të ishte shumë vështirë që Serbia të shmangte izolimin ndërkombëtar. Prandaj, kjo është gjë e mirë. Sidoqoftë, ende jemi në situatën kur partia e presidentit nuk përfaqësohet në qeveri, andaj do të ketë një raport interesant të bashkëpunimit ndërmjet z. Koshtunica dhe z. Tadiq, të cilët në të kaluarën nuk kanë kaluar aq mirë.
EVROPA E LIRË
A mendoni se tani presidenti i ri do t'i zbutë tensionet në rajon, sidomos ndaj Kosovës?
NICHOLAS WHYTE
Nuk shoh ndonjë ndryshim të veçantë. Nuk mendoj se për momentin politika e tij dallohet shumë nga ajo e politikanëve tjerë serbë.
EVROPA E LIRË
Ndoshta sepse duhet patur parasysh se z. Koshtunica është në krye të qeverisë?
NICHOLAS WHYTE
Apsolutisht. Gjithashtu duhet të kemi parasysh edhe çështjen tjetër të pazgjidhur, marrëdhëniet kushtetuese të Serbisë me Malin e Zi.
Pavarësisht kush është në pushtet në Beograd, tensionet e tilla do të mbeten.
EVROPA E LIRË
Zoti Whyte, zoti Tadiq është zotuar për bashkëpunim më të madh me Tribunalin e Hagës.
Çfarë është komenti juaj për këtë?
NICHOLAS WHYTE
Duhet të presim të shohim nëse do të mund ta bëjë atë që thotë. Është me rëndësi që nuk janë vënë kurrfarë kushtëzimesh për bashkëpunimin me Tribunalin. Sidoqoftë, ai nuk është personi i duhur, i cili e ka pushtetin për të siguruar se Serbia bashkëpunon me Tribunalin, edhe pse është e rëndësishme që kjo të ndodhë.
EVROPA E LIRË
Përkundër fitores së zotit Tadiç, radikalët ende luajnë rol të madh në Serbi.
Si e shpjegoni faktin se shumica dërmuese e serbëve të Kosovës votuan për zotin Nikoliç?
NICHOLAS WHYTE
Kjo është e qartë. Ata janë njerëz, për të cilët gjeneratë pas gjenerate politikanët e Beogradit asgjë nuk kanë ofruar. Rrjedhimisht, nuk habit fakti që ata votuan për partinë e cila aktualisht nuk ka qenë në pushtet.
EVROPA E LIRË
Zoti Whyte, disa analistë kanë sugjeruar se Serbia duhet të kalojë nëpër të ashtuquajturin 'proces të denacifikimit'.
A mendoni se zoti Tadiq është njeri i duhur për ta bërë hapin e parë?
NICHOLAS WHYTE
Është çështje e serbëve se si do ta trajtojnë të kaluarën. Zoti Tadiq ka një dosje impresive në disa lëmi, sidomos në fushën e reformave ushtarake, e cila para 18 muajsh ishte një çështje mjaft e rëndësishme që atëherë dukej e pazgjidhshme. Sidoqoftë, nuk mund të pritet të bëhet shumë vetëm nga aftësitë e një personi.
INTERVISTOI: Vullnet POSHKA