PRISHTINË

Kryeparlamentari Nexhat Daci deklaroi pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se përkrahja amerikane për pavarësinë e Kosovës po forcohet gjithnjë e më shumë. Ai e quajti vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara si “udhëtim i shpresës së madhe” por edhe i frikës për kritika pas ngjarjeve të dhunshme të marsit. Megjithatë, Daci tha se Kosova e gëzon përkrahjen e dy krahëve politikë që bëjnë garë për president të shtetit.