TEHERAN

Ekipet e shpëtimtarëve përpiqen t'i identifikojnë kufomat pas përplasjes së një autobusi dhe cisternës përplot benzinë në provincën jugore Baluhestan të Iranit. Agjencia zyrtare IRNA dhe Gjysëm Hëna e Kuqe thanë se deri tani janë zbuluar 90 kufoma, por numri i viktimave mund të jetë më i madh.