TABA/EGJIPT

Përfaqësuesit e të ashtuquajturës katërshe e paqes për Lindjen e Mesme, kanë shprehur mbështetje të fuqishme për ofertën e Egjiptit, që të dërgojë këshilltarë të sigurisë në Rripin e Gazës, pas tërhqejs së planifikuar të Izraelit.
Të dërguarit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara, thanë se kjo do të ishte shumë e rëndësishme për një tërheqje të suksesshme.