"Situata në Kosovë ka ndikim në tërë rajonin, prandaj duhet të trajtohet me urgjencë", ka deklaruar kreu i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek për gazetën austriake "Die Presse".
Busek ka thënë se pasardhësi i Harri Holkerit duhet të zgjedhet sa më shpejt, dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të prijë në, siç ka thënë ai, "evropianizimin e problemit", duke propozuar zgjidhje politike dhe ekonomike, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.
Busek gjithashtu ka kërkuar që mandati i UNMIK-ut në Kosovë "të ngushtohet", transmeton gazeta austriake.