Milazim Krasniqi, Prishtinë
Fushata me moton "Të bisedojmë për Kosovën", e promovuar këtë të mërkurë si projekt i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe i UNMIK-ut, me vetë promovimin e saj tregoi se synon hapjen e një dialogu shumëplanësh për zbatimin e standardeve për Kosovën. Fushata është e projektuar në atë mënyrë që të tematizohen të tetë standardet veç e veç, me anë të debateve televizive në transmetuesin publik të Kosovës. Është bërë i njohur edhe formimi i grupeve punuese nëpër ministri të cilat do të jenë të ngarkuara me zbërthimin e standardeve në një plan të mirëfilltë veprimi.
Në fazën e tashme fushata mund të konsiderohet si një rifillim i përpjekjeve për realizimin e standardeve duke dalë nga vendnumërimi që u shkaktua nga trazirat e marsit. Mirëpo për të dhënë efekte të vërteta, projekti i saj duhet të përshtatet me rrethanat e përgjithshme nëpër të cilat po kalon Kosova. E para: realizimi i standardeve për Kosovën është një kompleks politik, social dhe i aspekteve të sigurisë. Si i tillë ai kërkon angazhimin e të gjitha potencialeve njerëzore dhe materiale. Angazhimi i zyrtarëve të qeverisë është i vetkuptueshëm në një detyrë të tillë, sepse ai është i lidhur me vendet e tyre të punës. Angazhimi i vërtetë do të ishte në rast se do të ndodhte aktivizimi i artistëve, i intelektualëve dhe i personaliteteve, me integritet të lartë individual ose familjar, në performanca ose debate publike. Në atë rast i tërë procesi do të ishte më i relaksuar dhe më i pranueshëm për publikun. Mposhtja e barrierave psikologjike që ka lënë prapa lufta, nuk është e mundur vetëm me parrulla nëpër billborde dhe me spote televizive. Një analizë e fundit e një ekipi mjekësh amerikanë ka shkaktuar shkallë të lartë të sindromit post-traumatik në popullsinë e Kosovës. Politika zyrtare në protokollaritetin e saj uniform dhe nganjëherë arrogant, në jo pak raste perceptohet si element shoqërues i shkaktarëve të traumës. Prandaj dhënia e një aspekti më të theksuar kulturor, intelektual dhe moral një fushate që synon realizimin e standardeve, duke përfshirë dhe atë të rehabilitimit të marrëdhënieve ndëretnike, do të ishte më efikas. E dyta, efektet e vërteta nga kjo fushatë do të mund të lindnin, nëse ajo shtrihet në terren, aty ku janë njerëzit, të cilëve u adresohet dhe ku janë problemet reale, veçmas ato të raporteve të rënduara ndëretnike. Krijimi i një harte të lokaliteteve ku do të fokusohej kjo fushatë, organizimi edhe i debateve televizive atje, mbase do të mund të ishte një faktor i rëndësishëm për sukses. E treta, projekti i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe i UNMIK-ut me moton të bisedojmë për Kosovën, është një rast i mirë që të testohet edhe krijimi i raporteve të reja ndërmjet tyre, së paku me anën e ristrukturimit funksional. Qytetarët e Kosovës do të duhej të shihnin me këtë rast një qeveri më energjike, me më shumë kompetenca, dhe më të motivuar për të realizuar premtimet e veta. Fillimi i fushatës me moton "Të bisedojmë për Kosovën", në fakt është rast i mirë për secilin qytetar që të mendojë për këtë temë dhe të kontribuojë për të ardhmen më të mirë të Kosovës. Motoja e Kenedit:"Mos shiko se çfarë ka bërë atdheu për ty, por shiko se çfarë ke bërë ti për atdheun, do të duhej të ishte në themel të këtij angazhimi qytetar. Trazirat e marsit u kanë treguar të gjithëve se sa e brishtë është liria e këtij vendi dhe sa lehtë mund të kthehemi në të kaluarën e hidhur.